Një burrë nga Struga dyshohet se ka sulmuar një infermiere sepse i ka kërkuar që ta fikë cigaren

Maqedonia

Një burrë nga Struga dyshohet se ka sulmuar një infermiere sepse i ka kërkuar që ta fikë cigaren

Më: 2 mars 2024 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar nga Veleshta është burgosur pasi dyshohet se ka sulmuar një infermiere në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës.

“Më 29 shkurt, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një infermiere në Repartin e Kirurgjisë në ISHP Spitali i Përgjithshëm Strugë, e cila i ka kërkuar që ta fikë cigaren.

Ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka ofenduar, e më pas e ka goditur me shkelma në bark, pas së cilës është larguar me vrap”, shkruhet në njoftom.

Ai u gjet dhe u burgos të nesërmen. Duke pasur parasysh se kjo sjellje e të dyshuarit vërteton rrezikun që ai të ikë sërish për të shmangur ndjekjen penale, dhe për shkak të rrezikut që ai ta përsërisë veprën dhe ta sulmojë infermieren, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për përcaktimin e masën e paraburgimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat