Seancë plenare e Kuvendit për 8 Mars: Është arritur një hap përpara në ndryshimet ligjdhënëse për barazi gjinore, por nuk është e mjaftueshme

Maqedonia

Seancë plenare e Kuvendit për 8 Mars: Është arritur një hap përpara në ndryshimet ligjdhënëse për barazi gjinore, por nuk është e mjaftueshme

Më: 8 mars 2024 Në ora: 20:49
Kuvendi i Maqedonise

Është arritur hap hap përpara në ndryshimet ligjdhënëse për barazi gjinore, por kjo nuk mjafton. Duhet seriozisht t’i kuptojmë stereotipet dhe të nxisim nisma për ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e mundësive të barabarta për të gjithë. Flasim për avancim të të drejtave të grave, por punët lëvizin vështirë përpara. Në realitet në shtetin tonë ka nevojë për implementim praktik të të gjitha dolimenteve kushtuar barazisë gjinore dhe shumë më tepër aksione për realizimin e saj. Këto janë disa nga konkludimet që dolën nga debati i sotëm në seancën plenare të Kuvendit kushtuar rolit të grave në përbërjen e dhjetë të Parlamentit.

Deputetja e LSDM-së dhe kryetarja e Klubit të deputeteve, Lolita Ristova theksoi se kanë arritur hap përara në ndryshimet ligjdhënëse, por kjo akoma nuk mjafton. Ajo potencoi se duhet seriozisht t’i zbërthejmë stereotipet dhe të nxisim nisma për ngritje të vetëdijes publike për rëndësinë e mundësive të barabarta për të gjithë.

Deputetja Monika Zajkova theksoi se vazhdimisht flasin për avancim të të drejtave të gruas, por gjërat lëvizin rëndë përpara. Theksoi se politikanet dhe deputetet kanë bërë shumë, por ajo shumë në realitet është pak. I porositi të gjithë burrat dhe gratë çdo ditë të jetë 8 Mars – të mos lejojmë vetëm një ditë në vit, gratë të ndjehen të rëndësishme, të ngritura dhe të respektuara, ndërsa 364 ditët e tjera të jenë lëndë e dhunës verbale dhe fizike.

Zajkova potencoi se lufta për barazi gjinore nuk është vetëm luftë e grave, por është luftë e të gjthë nesh, luftë përderisa secila grua pa marër parasysh nëse është mjeke, fermere, avokate etj., të jetë njejtë e respektuar, e vlerësuar dhe me mundësi të barabarta jo për shkak të kuotës së është grua, por për shkak se është qenie e zhvilluar intelektuale e cila meriton shumë.

Deputetja e RDM-së, Maja Moraçanin theksoi se 8 Marsi është dita kur të gjitha ne duhet zëshëm të porosisim se kjo luftë për barazi gjinore vazhdon.

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Zhaklina Peshevska theksoi se në shtet barazia gjinore paraqet një prej vlerave të rendit kushtetues. Në atë drejtim, potencoi ajo, Republika e Maqedonisë ka kornizë juridike ndërkombëtare dhe nacionale të barazisë gjinore e cila është dinamike dhe gjithpërfshirëse e rregullon këtë materie.

Deputetja e pavarur Gordana Siljanovska Davkova, kryetare e Komisionit kuvendor për mundësi të barabarta të grave dhe burrave tha se gratë në Parlament duhet “të luftojnë për dhomën e vet, nëse dëshirojmë me të vërtetë të jemi subjekte të respektuara në politikë dhe faktor i politikës”.

Jovan Mitrevski, kryetar i Kuvendit theksoi se kontributin që e japin gratë në zhvillimin e shoqërisë, në zhvillimin e botës në përgjithësi, nuk guxon dhe nuk duhet të nënçmohet, as të anashkalohet, përkundrazi jo vetëm më 8 Mars por vazhdimisht duhet të kihet në mendje se sa e rëndësishme është për ne barazia gjinroe në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Vitin e kaluar më 8 Mars në Kuvend për herë të parë u mbajt seancë e rregullt plenare kryesisht kushtuar barazisë gjinore, ndërkaq me rastin e 20-vjetorit të formimti të Klubit të deputeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat