​Ahmeti: Bashkimi në Frontin Evropian i bën ballë Rusisë dhe i hap rrugën Evropës

Maqedonia

​Ahmeti: Bashkimi në Frontin Evropian i bën ballë Rusisë dhe i hap rrugën Evropës

Më: 19 mars 2024 Në ora: 15:02
Ali Ahmeti

Lideri i Bashkimit Demokratik pwr Integrim, Ali Ahmeti, zyrtarizoi koalicionin e Frontit Evropian me kryetarin e Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd.

Ahmeti bëri thirrje për bashkim dhe unifikim të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti: Të fitojë fronti Evropian

“Ky front është dalzotës i vërtetë me të gjitha kapacitetet, intelektuale dhe me profesionistë të dalluar, në cilën do skenë, apo kancelari të Europës, e Botës, këto ekipe përfaqësojnë vërtet me faqebardhësi prandaj është domosdoshmëri që të gjithë ne një zëri të mbështesim këto përpjekje që burojnë nga zemra sepse shqiptarët historikisht kanë humbur në momentet vendimtare, kurrë nuk kanë qenë të unifikuar e të bashkuar, tokat shqiptare janë coptuar, prandaj të forcojmë rradhët, nga sot e tutje jeni një trup dhe një popull parti popull, jetësojmë ëndrrat e të parëve tanë, të jetësojmë pozicionet tona të mos biem në grackë dhe propagandë të partive, e partiçkave, por të shikojmë misionin historik ta mbajmë gjallë dhe suksesshëm më 24 prill mbështesim kandidatit tonë për president, dhe si një trup i vetëm të vazhdojmë më 8 maj të vuloset ajo që pritet nga pjesa dërrmuese e shqiptarëve të Maqedonisë, të fitojë fronti Evropian, sepse është një mision në vazhdimësi....

Pse duam të jemi pjesë e BE-së sepse jo vetëm vendi jonë por edhe Ballkani ka nevojë për më shumë paqe dhe stabilitet, për më shumë ardhmëri sepse të gjitha këto që ndodhin rreth nesh e larg nesh, kanë një emërim ajo quhet Rusi dhe ne jo rastësisht jemi dakorduar edhe me Skender Rexhepin, po Europës, jo Rusisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat