Pas Zvërlevskit në rend gjuha shqipe, Xhaferi: Propozim ligji më 13 shtator para deputetëve

Maqedonia

Pas Zvërlevskit në rend gjuha shqipe, Xhaferi: Propozim ligji më 13 shtator para deputetëve

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 18:56
Talat Xhaferi

Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve më 13 shtator do të jetë përpara deputeteve. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, në intervistë për TV21, konfirmoi se menjëherë pas festës së bajramit, propozimi i qeverisë do të jetë në rend të ditës. Siç informuan, nga qeveria, ligji do të votohet me procedurë të shpejtë. Opozita që kur propozim ligji kaloi në qeveri, bëri të ditur se nuk do ta përkrah, dhe se është anti-kushtetues.

“Mund të llogaritet, dhe mund të prisni që në seancën që do të thirret më 13 shtator të llogaritni që një nga pikat, gjegjësisht pika e parë të jetë propozim-ligji për miratim të ligjit për përdorimin e gjuhëve”, u shpreh Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat