“Monstra”, dëshmitari i mbrojtur ka qen i pranishëm në vendin e ngjarjes

Maqedonia

“Monstra”, dëshmitari i mbrojtur ka qen i pranishëm në vendin e ngjarjes

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 13:07
Rasti Monstra

Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot ka vazhduar seanca me parashtrimin e pyetjeve ndaj dëshmitarit të koduar “E1”. Pas prokurorëve, avokatëve dhe të akuzuarve, sot dëshmitarit i kanë parashtruar pyetje gjykatësi, Ognen Stavrev.

“E1”, sot për herë të parë konfirmoi se ka qenë në vendin e ngjarjes, natën e 12 prillit, kur ka ndodhur vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Ai ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna, përpara vrasjes, ndërkaq më pas i ka parë trupat.

“Dëgjova të shtëna, përpara se t’i shohë trupat, por nuk kam parë se kush ka gjuajtur”, deklaroi “E1”. I Pyetur nga gjykatësi Stavrev se pse nuk e ka treguar këtë në deklarimet e tij më të hershme, ai tha se askush nuk e ka pyetur. I pyetur nëse ka parë gjak te trupat, ai tha se “nuk i kujtohet”.

Gjykatësi gjithashtu e pyeti nëse të akuzuarit të cilët gjenden në Kosovë dhe për të cilët është rinisur procedura e ekstradimit, Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq i ka parë bë liqen, por edhe për atë nuk i kujtohet.

Pala mbrojtëse dhe familjarët e të akuzuarve vazhdonjnë të theksoj se dëshmitari i mbrojtur është dëshmitarë i rrejshëm.

“Prej pyetjeve që i parashtroi trupi gjyqësor u kuptua që ky dëshmitar është i rrejshëm dhe jep përgjigje që dyshon në deklaratat e tij. Më shumë se gjysmës së përgjigjeve “E1” ndaj pyetjeve të trupit gjyqësor nuk iu përgjigj me arsyetimin që nuk i kujtohet apo nuk di. Ka përgjigje që para një jave e ka thënë dhe sot nuk ishte i sigurt se si është përgjigjur. Sot dolën edhe informata të reja, doli që ka dëgjuar edhe gjuajtje. Neve këto pyetje nuk na janë lejuar në gjykim e parë. Puna e ekstradimit do të ndodh si herën e parë, pra Republika e Kosovës do të refuzojë t’i ekstradojë, pasi që ata nuk janë realizues të këtij krimi. Të cilën e argumentoi edhe vetë procedura që u rikthye prej fillimi. Edhe dëshmitë e deritanishme e treguan këtë punë që do të zbardhet ky rast, dhe madje do të zbulohet edhe kush e ka kryer”, deklaroi Naser Raufi, avokat.

“Unë mendoj që ky dëshmitar është gënjeshtar, është i angazhuar nga qarqet të ndryshme për të mbuluar rastin. E dini ju vazhdimisht se si ka ndodhur me dëshmitarët të cilët i kanë përdorur dhe kur u është zbuluar identiteti, të gjithë kanë dalë se janë të rrejshëm apo kanë ndonjë hall tjetër, me dhunë apo janë kriminelë të vërtetë. Unë mendoj se ky është një kriminel i cili pas vetes ka një bagazh të dënimeve, ka vjedhje të rëna e shumë gjëra, të cilat ky vet i ka bërë dhe tash në pazar mendon se edhe nëse i zbulohet identiteti, edhe nëse dënohet sipas ligjit, është më pak se sa i kanë falur, kjo do të thotë ende vazhdon procesi me dëshmitar gjoja të rrezikuar, gjoja të mbrojtur, a në fakt ata janë gënjeshtar dhe e hutojnë edhe gjyqësorin, edhe familjet, por edhe opinionin. Në mungesë të argumenteve, përdoret kjo metodë me ndonjë dëshmitar i cili vazhdimisht gënjen. Po, kemi besim te Prokuroria Speciale, por nëse nuk kemi fakte dhe nëse atyre nuk u prezantohen të gjitha materialet ose të gjitha faktet, atëherë çfarë mund të bëjë Prokuroria Speciale”, tha Bedri Hajdari, familjar i të akuzuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat