Mickoski: Pyetja për referendumin krijon konfuzion tek qytetarët

Maqedonia

Mickoski: Pyetja për referendumin krijon konfuzion tek qytetarët

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 14:37
Mickoski dhe Kurz

Për OBRM-PDUKM nuk është e pranueshme marrëveshja me Greqinë dhe me atë shteti vendoset tërësisht në një situat të paparashikuar, ndërsa çështja e referendumit po shfrytëzohet nga qeveria për të hamendur qytetarët.

Këtë mesazh e përcolli lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kancelarit Sebastia Kurz, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni.

Në takim, siç thonë nga OBRM-PDUKM, Mickoski ka thënë se i gjithë procesi i bisedimeve është zhvilluar në mënyrë jotransparente dhe se opozita nuk ka qenë e konsultuar, ndërsa marrëveshja nuk reflekton interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë.

“Për OBRM-PDUKM pyetja për referendumin më shumë shfrytëzohet nga pushteti për krijuar konfuzion tek qytetarët me qëllim që të fshihet përmbajtja e vërtet se për çka realisht duhet të vendoset, a ajo është marrëveshja me Greqinë”, thuhet në deklaratë.

Mickoski tha se për anëtarësimi në BE dhe NATO paraqet interes shtetëror dhe se është i hapur për bashkëpunim me Partinë Popullore të Austrisë si parti motra në kuadër të Bashkimit Evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat