LSDM: OBRM-PDUKM-ja të mos nxisë panik të pa bazuar, institucionet kompetente punojnë në mënyrë efikase

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja të mos nxisë panik të pa bazuar, institucionet kompetente punojnë në mënyrë efikase

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 17:22

Nëpërmjet një kumtese, reagon partia maqedonase në pushtet LSDM ndaj akuzave të Gjorgkievskit se tashmë nuk sundon ligji dhe policia por se armët dhe mafia duke thënë “OBRM-PDUKM-ja vazhdon me sjelljen e papërgjegjshme dhe përmes akuzave të rreme vazhdon të nxisë panik të pa bazuar”.

Sipas tyre koha e selektivitetit dhe mos dënimit mbaroi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë.

“Ministria e Punëve të Brendshme, sot punon profesionalisht, në mënyrë efikase, e pavarur dhe në shërbim të ligjeve dhe interesave të qytetarëve”, kumtojnë nga LSDM duke shtuar se norma e kriminalitetit ulet dhe se në mënyrë të shpejtë reagohet ndaj shkeljeve ligjore ndaj të gjithëve dhe secili që ka vepruar kundërligjshëm do të përgjigjet për veprimet e tyre.

Ata në fund thonë se qytetarët duhet të mbeten të qetë, institucionet garantojnë sigurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat