OBRM-PDUKM-ja mbledh Komitetin ekzekutiv, diskutohet për zgjedhje të parakohshme

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja mbledh Komitetin ekzekutiv, diskutohet për zgjedhje të parakohshme

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 19:34
OBRM-PDUKM

Komiteti ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së do të mbajë mbledhjen e radhës, sonte. Më herët u raportua se nuk do të ketë shkarkime deputetësh që kanë qëndrime ndryshe nga ai zyrtar partiak.

Nga kjo parti thonë se do te jetë një mbledhje bashkërenduese brenda partiake, ku do të flitet edhe për zgjedhje të parakohshme të mundshme dhe formimin e shtabeve zgjedhore.

Dimçe Arsovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së, hodhi poshtë pohimet e ministrit të MPB-së, Oliver Spasovski, për gjoja kërcënime ndaj deputetëve.

Sipas tij, kërcënime ka, por vijnë nga Qeveria, LSDM-ja dhe Zaevi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat