Shënohet Dita e Statistikave Evropiane në Maqedoni - Bota Sot
Shënohet Dita e Statistikave Evropiane në Maqedoni

Maqedonia

Shënohet Dita e Statistikave Evropiane në Maqedoni

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 20:41
Zoran Zaev, u takua sot me drejtoreshën e përgjithshëm të Eurostatit, Mariana Koceva dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, u takua sot me drejtoreshën e përgjithshëm të Eurostatit, Mariana Koceva dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar.

Në takim, sipas shërbimit të shtypit të qeverisë, u bë hapi i madh përpara në përafrimin me standardet evropiane, me nënshkrimin e deklaratës së sotme mbi angazhimin për besim në statistikat zyrtare nga kryeministri Zaev.

Zaev i shprehu mirënjohjen e tij drejtoreshës së përgjithshëm të Eurostatit, Mariana Koceva, për nderin e madh që treguan me vendimin për të qenë prezent në Republikën e Maqedonisë me rastin e Ditës së Statistikave Evropiane.

“Rritja e vetëdijes në shoqëri për rëndësinë e të dhënave statistikore. Sa më mirë të jetë cilësia e statistikave, do të krijohen politika më të mira dhe më të qëndrueshme. Në këtë kuptim, Deklarata e nënshkruar sot tregon angazhimin tonë të fortë për të ndihmuar procesin e promovimit të zhvillimit të një sistemi të integruar statistikor në përputhje me rregullat dhe standardet evropiane”, tha kryeministri Zoran Zaev, i cili theksoi nevojën për të marrë parasysh propozimet e akademisë për të rritur numrin dhe shtrirjen e të dhënave statistikore që do të përpunohen dhe do të vihen në dispozicion të publikut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...