Nënshkruhet marrëveshje për formimin e trupit drejtues të portalit regjistrues mes Maqedonisë dhe Serbisë - Bota Sot
Nënshkruhet marrëveshje për formimin e trupit drejtues të portalit regjistrues mes Maqedonisë dhe Serbisë

Maqedonia

Nënshkruhet marrëveshje për formimin e trupit drejtues të portalit regjistrues mes Maqedonisë dhe Serbisë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 16:24
Zoran Zaev

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot mori pjesë në ngjarjen kushtuar 16 vjetorit të Regjistrit Qendror, dhe ku u nënshkrua marrëveshja për formimin e trupit drejtues të portalit rajonal regjistrues mes Agjencisë për regjistrimin e bizneseve të Republikës së Serbisë dhe Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë.

“Në shtator të vitit 2017, pa përkrahjes nga ana e qeverive të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë, Agjencia për regjistrimin e bizneseve të Republikës së Maqedonisë dhe Regjistrit Qendror, përkrahur nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, ku filloi projekti për krijimin e portalit regjistrues rajonal. Projekti është pjesë e masës më të gjerë të procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe paraqet një nga projekteve infrastrukturore fondamentale për ndërlidhjen e rajonit për rrjedhën e lirë të informacionit dhe për krijimin e një tregu të përbashkët. Portali ofron shërbime të biznes-analitikës nga të dhënat e regjistrit, të cilët do të jenë bazë për të gjitha iniciativat tjera për vendosjen e një tregu të përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Ky projekt është i pari dhe shembull i vërtetë të ndërveprimit institucional mes Maqedonisë dhe Serbisë”, theksoi Zaev në fjalimin e tij.

Ai shtoi se kjo iniciativë së bashku me iniciativat tjera, siç janë krijimi i zonës së përbashkët doganore, infrastruktura, telekomunikacioni, ndërlidhja energjetike dhe rrugore, duhet të kontribuojë drejt transformimit të gjithë Ballkanit Perëndimor për vend më të mirë për jetesë dhe punë.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe drejtoresha e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska-Jankovski, udhëheqësi i departamentit për çështje ekonomike dhe bashkëpunim ndërkufitar në Zyrën e BE-së, Frek Janmat, dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Republikën e Maqedonisë, Anka Joanesku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera