Mickoski: Mendojmë që ta shesim objektin e VMRO-së

Maqedonia

Mickoski: Mendojmë që ta shesim objektin e VMRO-së

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 16:25
Objekti i VMRO-DPMNE

Kryetari i VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në një intervistë për portalin MKD.mk thotë se në kontekst të racionalizimit të shpenzimeve të partisë, po mendojnë që ta shesin ndërtesën e selisë së partisë ndryshe e njohur në publik si Pallati i Bardhë.

Ne jemi duke menduar për të racionalizuar shpenzimet në parti. Nëse kemi një ofertë të përshtatshme, objekti i selisë së partisë do të shitet ose do ta japim me qira nëse ka një ofertë të përshtatshme. Tani po bëjmë një lloj skanimi në treg, kështu që do të shohim”- ka thënë lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski gjatë intervistës.

Sipas hulumtimeve ky objek i selisë së VMRO-DPMNE-së, shtetit i ka kushtuar 683 milioni euro. Kurse gjatë ndërtimit të tij kishte shumë parregullsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat