Zhduket Gruevksi?

Maqedonia

Zhduket Gruevksi?

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 19:48
Nikolla Gruevski

(E plotësuar) -  Shërbimet e Gjykatës u paraqitën për herë të dytë pranë shtëpisë së Gruevskit para pak çastesh, por pa rezultat konkret, ai nuk ndodheshe sërish në shtëpi.

Shërbimet do të kalojnë përsëri më 9:30 minuta dhe do ta përsërisin këtë disa herë gjatë mbrëmjes së sotme, por nëse Gruevski nuk gjendet  ende deri në orën 24:00, shërbimet e këshillit atëherë do të presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin. Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.

***

Jozyrtarisht, shërbimet e Këshillit Penal, pas vendimit kanë shkuar në shtëpinë e Nikolla Gruevskit për t’i dorëzuar vendimin.

Atje u është thënë se Gruevski nuk ndodhet në shtëpi ndërkohë që shërbimet përpiqen ta lokalizojnë atë për t’i dorëzuar vendimin e Këshillit.

Nëse Gruevski nuk gjendet dhe nuk paraqitet në Burgun e Shutkës deri në orën 24:00, shërbimet e këshillit do ta presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin.

Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat