Gruevski drejt Hungarisë përmes Tiranës, policia shqiptare nis verifikimet - Bota Sot
Gruevski drejt Hungarisë përmes Tiranës, policia shqiptare nis verifikimet

Maqedonia

Gruevski drejt Hungarisë përmes Tiranës, policia shqiptare nis verifikimet

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:36
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, i dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre, i shpëtoi arrestimit ne Shkup, duke kërkuar azil politik në Hungari. Por si shkoi deri atje, në një kohë që ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar?

Gruevski dyshohet se u arratis i maskuar si grua, për shkak se nuk kishte pasaportë. Gruevski, i cili është në kërkim nga autoritetet e vendit të tij, dyshohet të jetë arratisur përmes Shqipërisë.

Kështu shkruan gazeta serbe, e cila në kryeartikullin e saj sqaron se Nikolla Gruevski kaloi kufirin maqedonas drejt Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

“Ish-kryeministri i Maqedonisë, me një pasaportë false kaloi gjatë natës kufirin maqedono-shqiptar dhe shkoi në mënyrë ta paligjshme drejt Tiranës ku u strehua në ambasadën e Hungarisë. Të nesërmen në mëngjes, përmes kompanisë ‘Malev’ fluturoi nga Tirana drejt Budapestit”, shkruan gazeta serbe.

Ekuipazhi i aeroplanit nuk e kishte idenë se cili pasagjer ndodhej në bord. Nikolla Gruevski ishte veshur me kapele dhe syze, të cilat nuk i hoqi as në avion, shkruan e përditshmja serbe.

Pas këtij lajmi të pakonfirmuar nga mediat serbe, policia shqiptare ka nisur verfikimet nga ana e saj në pikën kufitare të Qafëthanës dhe Rinasit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...