OBRM-PDUKM: LSDM sërish manipulon qytetarët në lidhje me ndotjen e ajrit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM sërish manipulon qytetarët në lidhje me ndotjen e ajrit

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 12:26
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media akuzon pushtetin se po manipulon qytetarët në lidhje me ndotjen e ajrit.

Sipas tyre, gjysma e stacioneve matëse nuk funksionojnë dhe shtojnë se LSDM po lavdërohet se të njëjtat nuk tregojnë ndotje.

“Shkupi mbrëmjen e kaluar ka qenë i shtati sipas ndotjes në botë, në shoqërim të Pekinit nga Kina dhe Lahore të Pakistanit. Ky është tregues i mjaftueshëm se LSDM dhe Shilegov nuk kanë ndërmarrë absolutisht asgjë për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit. Premtojnë masa urgjente, ndërsa thuajse dy vjet asgjë nuk kanë realizuar”.

“Qytetarët po mbështillen në të zi, ndërsa Shilegov luan lojëra, Makraduli flenë. Pra, në periudhën e kaluar treguan se nuk janë të aftë as edhe kanë qëllim të përballen me ndotjen, ajo që kanë si qëllim është të gënjejnë dhe të bëjnë luks”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat