Marina Vjollca ka gati emisionin e ri, Luana zbulon se do të jetë bombë

Mediale Vip

Marina Vjollca ka gati emisionin e ri, Luana zbulon se do të jetë bombë

Më: 4 janar 2019 Në ora: 11:54
Marina dhe Luana Vjollca

Ka kaluar thuajse një vit që nga dalja e fundit e moderatores Marina Vjollca në ekran. Emisioni i fundit që ajo prezantoi ishte spektakli “C’est la vie”.

Por mesa duket fansat e Marinës nuk duhet të presin edhe shumë për ta parë moderatoren sërish në televizion. Duket se ajo e ka gati projektin e saj më të ri për vitin 2019.

Këtë e ka zbuluar motra e saj, moderatorja e njohur Luana Vjollca nëpërmjet një komenti në profilin e “Instagram”.

Luana ka postuar një video në “Instagram”, ku falenderon të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij sezoni të “Shiko kush luan”.

““Shiko Kush LUAN”

Krenaria ime me e madhe!

Sfida me e madhe!

Arritja me e madhe!

VETEM POR JA DOLA!

Faleminderiit publikut me te mire ne bote qe e keni perqafuar kaq fort kete program, i keni dhene jete!

Faleminderiit stafit me te mire ne bote (nje pjese e tyre jane ne klip,shfleto) per gjithe punen tuaj te palodhshme.

Faleminderiit Top Channel!

Shihemi ne sezonin e 3.

Kush mezi po pret qe tani ??? ?”, shkruan ajo në postimin e saj.

Këtu i ka komentuar Marina, e cila i shpreh asaj gjithë krenarinë për suksesin që Luana ka pasur në spektaklin “Shiko kush luan”. “Mezi po pres për bombën tënde tani jetë!”, i përgjigjet Luana.

Pra sipas Luanës, emisioni i ri i Marinës, jo vetëm që do të vijë së shpejti, por do të jetë një bombë e vërtetë. Motrat e njohura nuk kanë dhënë asnjë detaj më shumë lidhur me projektin e ri.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat