Djali i saj feston 2 vjetorin e lindjes, moderatorja shqiptare i bën urimin më të veçantë

Mediale Vip

Djali i saj feston 2 vjetorin e lindjes, moderatorja shqiptare i bën urimin më të veçantë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 08:30
Stela Kotri

Moderatorja e njohur, Stela Kotri u bë nënë për herë të dytë në janar të vitit 2017.

Ajo solli në jetë një vogëlush, të cilit i vendosi emrin Amos.

Ditën e sotme Amos feston ditëlindjen e tij të dytë dhe Stela e ka uruar nëpërmjet disa fjalëve emocionuese. Moderatorja ka vendosur Amosin në rolin e treguesit dhe zbulon me kujdes disa nga hapat e tij.

Image

“Unë quhem Amos Muca dhe sot bëj 2 vjeç. Mami më ka thënë që edhe pse vëllai Eros ishte fëmija i parë në familjen tonë përsëri kur erdha unë në jetë lumturia ishte e një tjetër dimensioni, sepse dashuria nuk përsëritet, as zëvendësohet por lind ndryshe çdoherë me të njëjtën fuqi. Madje mami më thotë që vërtet Eros është princi i familjes ama unë jam dielli që ka shkëlqyer në çdo drejtim jetën e tyre. E kujtoj shumë mire datën 20.01.2017 sepse kur erdha në këtë botë mu deshën 24 orë të ambientohesha me botën e re aq sa doktorët më morën nga mami dhe më ndihmuan me aparatura që frymëmarrja ime te normalizohej. Por gjithçka kaloi falë doktorit që kishte qenë i përkushtuar në çdo detaj dhe ishte kujdesur që shtatzënia dhe lindja ime të shkonte sa më mirë. Deri tani mami kaq më ka treguar por e di që ky është vetëm fillimi i një jete të gjatë që kam përpara sepse misioni im tani është të jetoj deri 100 vjeç. Gëzuar ditëlindjen Amos dashuria”,- shkruan moderatorja krahas fotove me vogëlushin.

Ndjesinë e të qenurit nënë Stela e ka provuar 7 vite më parë, me ardhjen në jetë të  djalit të saj, Eros.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat