Vdes në moshën 29-vjeçare, konkurrentja e Top Chef

Mediale Vip

Vdes në moshën 29-vjeçare, konkurrentja e Top Chef

Më: 26 janar 2019 Në ora: 10:54
Fatima Ali

Ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare, Fatima Ali.

Konkurrentja e Top Chef vdiq të premten sipas Bruce Kalman nga Top Chef, i cili dha një përditësim në Instagram.

“Është shumë e rëndë që t’i them lamtumirë Fatima Aliut sot, pasi ajo humbi betejën me kancerin. Do të na mungosh Fati dhe do të jesh gjithmonë në zemrën time. Gjithmonë do t’i kujtoj kohët e mira që kemi pasur, sidomos intervistën që dikustonim për futbollin. Shumë dashuri, Bruce”, ka shkruar ai.

Fatima bëri publike betejën e saj me kancerin e eshtrave dhe zbuloi se sëmundja i ishte rikthyer në tetor të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat