Sot është një nga femrat më të suksesshme, por ja si dukej Luana Vjollca në moshën 16-vjeçare

Mediale Vip

Sot është një nga femrat më të suksesshme, por ja si dukej Luana Vjollca në moshën 16-vjeçare

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:56
Luana Vjollca

Luana Vjollca ia ka dalë të futet në listën e femrave më të suksesshme në Shqipëri. Përveç se një moderatore dhe një këngëtare, së fundmi ajo ka hapur dhe biznesin më të ri me shitje fustanesh online. Luana ka qenë pjesë e televizionit që në moshë shumë të vogël dhe kemi parë se si ka ndryshuar ajo me kalimin e viteve. Shpesh herë këto ndryshime janë komentuar negativisht, duke e akuzuar atë për operacione të shumta plastike, kështu që Luana ka vendosur t’i ‘mbyll gojën’ të gjithëve nëpërmjet postimit të fundit në ‘Instagram’. Ditën e sotme, ajo ka zbuluar disa momente kur ka qenë imazhi kryesor i ‘Digitalb’ dhe vetëm 16 vjeç. “11 vite më parë, unë 16 vjeçe. Çfarë gjeta sot! Sekuenca nga spotet e shumta publicitare si imazhi kryesor i ‘Digitalb’. Ps: 48 kile”, ka shkruajtur ajo. Postimi ka marrë shumë komente pozitive nga VIP-at shqiptar, por gjithashtu është pritur mirë nga ndjekësit e saj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat