Akuzohen se bëjnë hit-e, duke promovuar drogën dhe seksizmin, pas Tayna-s reagon Buta

Mediale Vip

Akuzohen se bëjnë hit-e, duke promovuar drogën dhe seksizmin, pas Tayna-s reagon Buta

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:58
Tayna dhe Buta

Pak ditë më parë u përmendën këngëtarët që kanë promovuar përdorimin e lëndëve narkotike me anë të hiteve të tyre. Ndërsa ishte Tayna e para që reagoi lidhur me këtë çështje, tashmë vjen edhe deklarata e një tjetër reperi.

Buta sqaron se hip-hop-i është muzikë e rrugës dhe ai këndon për detajet e jetës së tij personale. Reperi bën të qartë se nuk ka aspak për qëllim që të promovojë përdorimin e drogës.

“Sa i përket drogave edhe seksizmit, unë nuk promovoj asnjërën, pa e marrë parasysh sesi doni ta interpretoni ju. Dhe nëse ka mbetur të më gjykoni nëse jam a jo artist, pse nuk këndoj ‘tema sociale’, atëherë e lë sot muzikën. Artist është dikush që reflekton kohën e vet, pa marrë parasysh a është e mirë a e keqe. Edhe mos harroni që të njëjtat ligje që mund të përdorni për të censuruar dikë, mund t’ju censurojnë juve”, shkroi ndër të tjera reperi në statusin e tij në “Instagram”.

Ndërsa Tayna shkroi dy ditë më parë se këngëtarët nuk kanë rolin e prindërve dhe se fëmijët janë në duart e familjes, jo të artistëve. Ajo u shpreh se detyra e tyre është të argëtojnë të rinjtë dhe jo t’u mësojnë të përdorin drogën.

Ishte deputeti i Kosovës Haxhi Avdyli, i cili hapi debatin pasi propozoi në Komisionin për Shëndetësi që të ndalohet promovimi i këngëve ku përmendet droga. Buta është 23-vjeçari që bëri famë ashtu si Tayna në një kohë shumë të shkurtër. Betim Januzaj njihet gjithashtu për aftësinë e rep-it freestyle.

Në intervista të ndryshme ka deklaruar se ndjek hapat e rrymës new school hip-hop, pasi ai thotë se u rrit me repera si Lil Wayne e Future, e jo me reperat legjendarë Tupac e Biggie. Kënga e tij e parë u publikua në shtator 2010 dhe titullohej “Guillotine”.

Më 5 dhjetor 2018, Buta publikoi albumin “Vjeshtë/Dimër ‘18”, pas videoklipit “Pse Ke Ardh Ktu”. Përdorimi i fjalëve ku promovohet droga, dhuna dhe seksi është kthyer në një trend në muzikën e reperave jo vetëm të brezit të ri, por edhe atyre reperave shqiptarë e kosovarë, që nisën karrierën para dy dekadave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat