“Do të bëj bllok nëse më shqetëson”, Luana “kërcënon” Marinën: Do të publikoj bisedën e plotë

Mediale Vip

“Do të bëj bllok nëse më shqetëson”, Luana “kërcënon” Marinën: Do të publikoj bisedën e plotë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 18:12
Luana dhe Marina Vjollca

Dy motrat e njohur Marina dhe Luana Vjollca, shpeshherë kanë “debatuar” publikisht për vëmendjen e motrës së tyre të madhe, Lira.

Luana ka qenë ajo që gjithmonë ka deklaruar se është e preferuara e Lirës, por në postimet e fundit të Marinës duket se kjo gjë ka ndryshuar.

Një ditë më parë Marina publikoi një foto ku shfaqej së bashku me motrën e madhe dhe bashkëngjitur me të shkruante: “Me jetën time. Luana, jam unë e preferuara e lalit tani”.

E sigurisht që kjo gjë e ka bërë Luanën të ndihet xheloze dhe ka komentuar: “Do ju rraf me shpulla”.

“S’ke faj, të kuptoj kur s’je më e preferuara,”- i përgjigjet Marina. Ndërkohë menjëherë moderatorja e “Shiko kush luan” i ka shkruar në privat motrës tjetër Lirës, të cilën e akuzon se  ka tradhtuar. “Ordinere, sa shpejt më tradhtove,”- shihet në mesazhin e shkruar nga Luana. “Jo jetë, ti je e preferuara ime”, lexohet në përgjigjen e Lirës.

Luana i ka publikuar këto mesazhe në profilin e saj në rrjetet sociale për t’i treguar edhe njëherë Marinës se është ajo më e preferuara. “Nderkohe e verteta Marina rri nashi aty. Lira te dua jeta,”- shkruan moderatorja krah postimit.

Por Marina nuk e ka lënë me kaq, pasi ajo edhe ditën e sotme e ka provokuar Luanën duke postuar një tjetër foto me Lirën, ku shfaqen të përqafuara me njëra-tjetrën.

“Edhe i thashe 100 here mos me perqafo se behet Luana xheloze, po skisha c’beja, me mbante me force. @luanavjollca ??‍♀️? ?”, shkruan Marina bashkëngjitur me foton.

E Luana për të dytën herë “kërcënon” të motrën dhe i komenton: “Degjo ca po te them, do ta publikoj biseden e plote nese vazhdon!!!”.

“@luanavjollca ahahahahahahahhahahha po me shqetesove me, do te bej block. Cpo te bej une e shkreta nuk e kuptoj, hej zot”, i përgjigjet Marina.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat