Moderatorja Luana Vjollca është nga ato personat që i pranon gabimet që bën gjatë moderimit apo kur shkruan në rrjetet sociale.
Madje Luana shpeshherë është në shënjestrën e komentuesve që janë në pritje të gafave nga ana e saj.
E një gjë e tillë ka ndodhur edhe në postimin e fundit të moderatores. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto të realizuar nga palestra, ku shfaqet pa make-up, e veshur me një kostum sportiv të zi, me doreza boksi në duar, krah instruktorit të saj të palestrës.
Bashkëngjitur me foton Luana shkruan: “Tell em who the Lion is haa (tregoju atyre kush është luani)!”.
Sapo moderatorja seksi bëri postimin në fjalë një komentuese i shkroi që ajo e kishte shkruar gabim shprehjen!
“Who is the lion (kush është luani), po si nuk u mësove njëherë se si shkruhet!”, shkruan komentuesja.
Duke qenë se Luana e ka shkruar saktë shprehjen, e cila për hir të së vërtetës mund të shkruhet në të dyja format, moderatorja ia kthen me ironi: “Më raftë pika mua. Mësoje ti pak më mirë!”