Xheraldina, e ëma e Ledrit, feston ditëlindjen dhe vetëm një surprizë si kjo mund ta zgjonte në mëngjes

Mediale Vip

Xheraldina, e ëma e Ledrit, feston ditëlindjen dhe vetëm një surprizë si kjo mund ta zgjonte në mëngjes

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:06
Xheraldina Vula

Kush ka probleme me zgjimin në mëngjes, ta ndjekë Xheraldina Vulën në Instagram se me batutat që shkruan rreth kësaj teme, me shumë mundësi do të ndiheni të përfaqësuar.

Ka vetëm një ditë kur Xheraldina mund ta tolerojë zgjimin në mëngjes nga të tjerët: kur feston ditëlindjen dhe për të është rezervuar ndonjë surprizë.

E ëmbla Xheri, ka marrë një buqetë me luale nga Ledri në orën 12 të natës, sapo ditëlindja ka mbërritur ndërkohë që zgjimin ia ka bërë një tjetër buqetë nga prindërit e saj.

“Të vetmit që kanë privilegjin të më zgjojnë në mëngjes edhe pa pasur ndonjë arsye, …mami dhe babi” – ka shkruar ajo teksa ka postuar foton e bukur të surprizës që i është bërë në Instagram.

Kjo formulë duket se funksionon dhe Xherladina na dha një ide të mirë. E thjeshtë: Nëse s’keni ndonjë surprizë për të na bërë, mos na zgjoni nga gjumi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat