Angela ka zgjedhur sot që fansat e saj të bëjnë pyetje për të dhe për të ka ardhur një pyetje koxha provokative
Modelja shqiptare, e cila i kishte dhënë fund me bujë beqarisë së saj, derisa disa nga mediat kishin shkruar se ajo është martuar me biznesmenin rumun,
Dragos Savulescu.E pyetja për modelën shqiptare ishte e drejtpërdrejt nga një fans i saj.
“A do ta dashuronit burrin e juaj si tani nëse ai do të ishte i varfër?”, ishte pyetja nga një fans për Angelan.
Kurse bukuroshja shqiptare nuk ka ngurruar dhe i është përgjigjur:
“Jo. Ndoshta më shumë!”.
Ndryshe për Angela Martini është thënë kohëve të fundit që ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale në gjoksin e saj.