Ish-Missi dhe aktorja e njohur diagnostikohet me kancer të lëkurës

Mediale Vip

Ish-Missi dhe aktorja e njohur diagnostikohet me kancer të lëkurës

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 20:31
Dayanara Torres

Ajo tha se u diagnostikua me melanoma gjatë kohës kur nuk i kushtoi vëmendje vetes.

Aktorja Dayanara Torres ka treguar se është diagnostikuar me kancer të lëkurës dhe tani po pret për tajtimin që duhet ndjekur pas dy operacioneve.

Ajo tha përmes një postimi të hënën se mjekët ‘kanë larguar tashmë një zonë të madhe nga pjesa e prapme e gjurit dhe gjithashtu kanë hequr dy nyjet limfatike në majë të këmbës së saj’.

Torres, e cila ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ka thënë përmes një videoje se nënat kanë tendencë të kujdesen për të gjithë rreth tyre dhe të harrojnë veten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat