Reperi me famë botërore bën deklaratën e papritur: Dua nuse shqiptare

Mediale Vip

Reperi me famë botërore bën deklaratën e papritur: Dua nuse shqiptare

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 22:10
Cliqme

Ditën e sotme në emisionin “N’Kosova Show” ishte i ftuar reperi i njohur, Cliqme. Ai tregoi se për një kohë të shkurtër ka mësuar shumë gjëra lidhur me Shqipërinë dhe ajo që habiti më shumë ishte se Cliqme dinte të fliste edhe shqip. Gjatë emisionit reperi kërceu valle popullore shqiptare duke treguar se tani ishte gati për t’u martuar dhe nusen e dëshiron shqiptare. Ai u shpreh se ka dëgjuar shumë fjalë të mira për vajzat shqiptare dhe dëshiron me patjetër një të tillë.

Cliqme është bërë i njohur për publikun shqiptar pas bashkëpunimit me Capital T në këngën, “Across the world”. Gjatë karrierës së tij muzikore ai ka bërë disa bashkëpunime të suksesshme muzikore që e rendisin në listat e rëndësishme botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat