Dua flet sërish për çmimet e fituara, ja çfarë thotë

Mediale Vip

Dua flet sërish për çmimet e fituara, ja çfarë thotë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 06:45
Dua Lipa

Dua Lipa duket se ende nuk po mund ta besoj se ka fituar dy çmime të rëndësishme në “Grammy” andaj ka ardhur edhe me një reagim.

Këngëtarja, Dua Lipa, është bërë artistja e parë shqiptare që fiton çmim “Grammy”.

Këngëtarja ka fituar në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance”, në të cilën ka garuar me këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon.

Se ia ka dalë ta bëjë endrrën realitet duket se akoma nuk është duke e besuar pasi Dua ka reaguar sërish me një postim në Instagram.

“Jam duke e pickuar vetën. Nuk mund ta procesoj faktin se ia dola. Një moment të cilin nuk do ta harroj kurrë”, ishin fjalët e Duas.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat