Elvana Gjata flet pas vrasjes në Bllok: Mezi po pres të këndoj për të gjithë ju - Bota Sot
Elvana Gjata flet pas vrasjes në Bllok: Mezi po pres të këndoj për të gjithë ju

Mediale Vip

Elvana Gjata flet pas vrasjes në Bllok: Mezi po pres të këndoj për të gjithë ju

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 22:25
Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata ka zbuluar një surprizë të këndshme për të gjithë fansat e saj gjatë një interviste të dhënë për mediat vendore.

Këngëtarja la të kuptohet se koha e pritjes po merr fund, pasi shumë shpejt do të kthehet me një projekt të ri.

“Mezi po pres të këndoj për të gjithë ju, të përqafohem dhe një herë me publikun dhe të jap shpirtin tim”, është shprehur këngëtarja.

Projekti i saj i fundit  ishte “Mike”, të cilin e realizoi me këngëtarin  Ledri Vula dhe John Shahun, këngë kjo e cila rezultoi shumë e suksesshme në tregun muzikor.

Kujtojmë se kjo është dalja e parë e Elvanës, pas ngjarjes së rëndë të disa muajve më parë, ku i dashuri saj u përfshi në një atentat në Bllok, ku mbeti i vrarë një person.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...