Rona Nishliu për Keith Flint: Gjithmonë në zemrën time

Mediale Vip

Rona Nishliu për Keith Flint: Gjithmonë në zemrën time

Më: 4 mars 2019 Në ora: 14:44
Rona Nishliu

Vdekja e Keith Flint e ka prekur këngëtaren shqiptare, Rona Nishliu.

Lideri i Prodigy, Keith Flint është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në moshën 49 vjeçare.

Pas Rita Orës nga ky rast është prekur edhe këngëtarja shqiptare Rona Nishliu e cila e ka publikuar në Instagram një foto të tashmë të ndjerit.

Image

“Gjithmonë në zemrën time, prehu në paqe Keith Flint”, ka shkruar Rona pranë fotos së postuar.

Kujtojmë se policia është ende në shtëpinë e të ndjerit në Essex por zyrtarët nuk e kanë trajtuar vdekjen si të dyshimtë.

“Ne jemi ftuar pas shqetësimeve për një person me adresë në Brook Hill, North End, në ora 8 e 10 minuta të hënën. Pas ardhjes në vendin e ngjarjes, 49 vjeçari ishte shpallur i vdekur. Familja e tij është njoftuar. Vdekja nuk është duke u trajtuar si e dyshimtë dhe së shpejti do të publikohet një raport”, tha nja zëdhënës i policisë nga Essex për tabloidin “The Sun”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat