Reagon ashpër Roza Lati dhe kërcënon: Mos ma fusni emrin në këtë lloj llumi, se...

Mediale Vip

Reagon ashpër Roza Lati dhe kërcënon: Mos ma fusni emrin në këtë lloj llumi, se...

Më: 8 mars 2019 Në ora: 00:26
Roza Lati

Roza Lati është një nga personazhet më të njohura dhe të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon shpesh herë momente nga emisioni i saj apo dhe foto personale.

Ditën e sotme , Roza ka reaguar ashpër ndaj të gjithë atyre personave që e përgojojnë apo flasin keq për të, por e ka e lënë këtë dedikim anonim.

“Me ndërrimin e klimës dhe gjakut, shoh disa parazita dhe ‘bitch-a’ që merren me biseda ‘bitch-ass-ness’. Mos ma fusni emrin në këtë lloj llumi. Emri Roza Lati është emër dive. Mos e harroni. Kur të flisni për mua, ngrihuni njëherë në këmbë për respekt, se është emër i shenjtë. Dhe mos më fusni njerëz nga e gjithë Shqipëria për të më kërkuar falje, që përmendni emrin tim, për t’i dhënë rëndësi kokës tuaj të vogël. Sot po e lë pa emra. Ditë tjetër ju rreshtoj me listë publikisht”, ka shkruajtur Roza.

Ka qenë vetë moderatorja që ka vendosur të mos përmendë asnjë emër, si dhe të bllokojë komentet. Reagime të tilla nga Roza janë të shpeshta, duke qenë se ajo njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat