Zbulohet arsyeja pse Luana ka shkuar në Londër

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja pse Luana ka shkuar në Londër

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:32
Luana Vjollca

Me udhëtimet e shpeshta dhe fotot nga vendet të ndryshme, Luana na jep përshtypjen e pushimeve, por mesa duket moderatorja qenka për punë në Londër, ku postoi foto edhe pak më herët.

Ajo kishte lajmëruar se do të ikte diku jashtë vendit dhe në foto shkruante se: “Epo i do robi ca pushime pas pushimeve”. Kjo mesa duket nuk qenka e vërtetë, pasi Luana do të jetë në një event pranë fansave të saj shqiptarë në Angli.

Mund të bëhet fjalë për një koncert, pasi Luana në përshkrimin e fotos ka shkruajtur: “Shihemi në D-Events”. Nga disa kërkime D&G Events është një pallat multifunksional, ku organizohen party të ndryshme, mbrëmje gala ose koncerte private, një nga më të njohurit në Londër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat