Jonida Maliqi merr kartolinën më të ëmbël: Gjithmonë do jem pjesë e zemrës tënde

Mediale Vip

Jonida Maliqi merr kartolinën më të ëmbël: Gjithmonë do jem pjesë e zemrës tënde

Më: 9 mars 2019 Në ora: 23:13
Jonida Maliqi

Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Pas disa javësh ajo pritet të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’ me këngën ‘Ktheju Tokës’, e cila u shpall kënga fituese e Festivalit të RTSH-së.

Ajo ka ndarë së fundmi në ‘Instagram’ disa nga momentet e punës dhe përgatitjeve për në festival, por përveç kësaj ajo ka publikuar dhe një kartolinë të veçantë të cilën e ka marrë nga vogëlushi i saj.

“Gjithmonë do jem pjesë e zemrës tënde. Të dua, nga Dan”, ka shkruar djali i saj për Jonidën.

Image

Mesa duket pavarësisht orëve të gjata të lodhjes, Dan e ka gjetur çelësin se si ta relaksojë dhe ta bëjë të lumtur mamanë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat