Përveç Xenit edhe këtij këngëtari shqiptar, SHBA i ka shqiptuar ndalesë të përjetshme për hyrje në territorin e saj

Mediale Vip

Përveç Xenit edhe këtij këngëtari shqiptar, SHBA i ka shqiptuar ndalesë të përjetshme për hyrje në territorin e saj

Më: 10 mars 2019 Në ora: 16:22
Xeni

Këngëtarit të njohur nga Shqipëria, Briken Lito-Gena, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i ka shqiptuar ndalesë të përjetshme për hyrje në territorin e saj.

Sipas informatave dhe dokumenteve që ka siguruar, shkaku i kësaj ndalese po del të jetë ikja nga tatimet.

Gena, i cili njihet si njëri prej këngëtarëve më të suksesshëm në estradën shqiptare, nuk ka paraqitur tatimet për koncertet e shumët që i ka mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, gazeta Koha raportoi se një vendim i njëjtë, për arsyen e njëjtë, është shqiptuar edhe ndaj këngëtarit nga Kosova, Shkëlzen Jetishi.

Image

Para disa kohe, një ndalesë të këtillë ka patur edhe këngëtari Afrim Muçiçi, dhe siç duket tani Ambasada amerikane masa të këtilla ndalimi do të fillojë të praktikojë tek secili pjesëtarë të estradës që do të mundohet të marrë vizë turistike, e që ato viza i shfrytëzojnë për të mbajtur koncerte nëpër SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat