Kompania e flokëve tallet me "varfërinë" e Jordyn Woods

Mediale Vip

Kompania e flokëve tallet me "varfërinë" e Jordyn Woods

Më: 16 mars 2019 Në ora: 19:51
Jordyn Woods

Jordyn Woods ka vendosur të lërë pas të gjithë historinë e tradhtisë dhe të vijojë jetën. Para disa ditësh, ajo publikoi një fotografi në Instagram ku shfaqej me flokë të shkurtra duke treguar se ky është modeli i saj i ri.

Një kompani e quajtur “Bellami Hair” vendosi të përdorë skandalin e tradhtisë që të promovojë produktet ‘extensions’.

Në fotografinë e publikuar në Instagram shkruajtën: “Kur Kylie Jenner nuk paguan më për jetën tënde dhe as për ‘extensions’ e tu”.

Ndonëse nuk e mbrojtën tek historia me Tristan, fansat nuk hezituan që t’i “vërsulen” komapnisë duke treguar se nuk është aspak e hijshme kjo gjë. 

Kështu kompania ka zgjedhur ti kërkojë falje me një postim tjetër, ku shkruajnë: “Për shkak të theksit mbi paruket apo ‘extensions’ përfshirja e fjalëve ‘flokë të këqija’, ishte një zgjedhje e dobët dhe shumë sensitive. Kjo është një frazë subjektive dhe kurrë nuk donim të fyenim dikë nëse zgjedh të mos përdorë produktet tona. Pavarësisht kësaj faljeje, është diçka e papranueshme dhe ne e dimë, por do mundohemi ta rregullojmë. I kërkojmë falje të sinqerta Jordyn dhe të gjithë personave që janë prekur nga fotoja dhe përshkrimi i saj”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat