Gjiko po përgatitet për verë.
Artisti i njohur ka treguar me anë disa postimeve në Instagram se ai ka bërë gati pajisjet për këtë verë.
Gjiko shihet në një port me jahte ndërsa më pas shihet se e ka nxjerrë për lundrim njërin nga ta.
‘Yaht life’, ka shkruar Gjiko në njërën nga videot e postuara.
E më pas ai tregon edhe disa motorë të ujit, të cilët duket të jenë të tij, ndërsa me shaka shkruan se këto i ka vetëm sa për të shkuar në dyqan.
Gjiko së fundi është bërë baba i një djali, ndërsa duket se nuk po e lë pas jetën e luksoze me miqtë e tij.