“Lot, sherr, tradhti!” Dramat e familjes Kardashian janë gati të bëhen publike

Mediale Vip

“Lot, sherr, tradhti!” Dramat e familjes Kardashian janë gati të bëhen publike

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:17
Pamje nga videoja

Promo e sezonit të ri të familjes më të famshme në botë është publikuar dhe duket një dramë e vërtetë.

Sezoni i 16-të do të nisë me skandalin e tradhtisë që shkatërroi lidhjen e Khloe Kardashian me Tristan Thompson. Nuk do të fillojë me Jordyn Woods, por do rikthejë historinë e kohës kur Khloe do lindte vajzën e tyre dhe në rrjet qarkulluan imazhet e basketbollistit me femra të tjera.

Thuhet se nga fundit i sezonit mund të përfshihet dhe tradhtia me Jordyn Woods. Traileri fokusohet shumë tek moderatorja, e cila dëgjohet duke thënë: "Ta shpif të jesh kaq publike. Nuk jam thjesht shfaqje televizive. Kjo është jeta ime. Tristan mund të më dojë, por nuk ka respekt për mua. Familja ime u shkatërrua."

Nuk është vetëm kjo pika dramatike në familjen Kardashian. Kim mendon se planet e Kanye West për tu shpërngulur në Chicago mund të dëmtojë martesën e tyre. Ndërsa Kourtney thotë se ka qenë e dashuruar vetëm me një person.

Mendohet se i referohet babait të fëmijëve, Scott Disick, i cili aktualisht po shijon një histori dashurie me Sofia Richie.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është Kylie Jenner, e cila thotë: "Shpresoj të ketë një dritë në fund të tunelit, por nuk e shoh aktualisht." Thuhet se mund ti referohet shoqes së saj të ngushtë Jordyn Woods, por nuk dihet.

 

Season 16 ➳ swipe ➳ Airing this Sunday

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Sezoni më i ri i “Keeping up with the Kardashians” nis këtë të dielë (31 Mars).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat