Ermal Mamaqi përlotet në ‘Xing me Ermalin’

Mediale Vip

Ermal Mamaqi përlotet në ‘Xing me Ermalin’

Më: 30 mars 2019 Në ora: 20:54
Ermal Mamaqi

Moderatori dhe aktori shumë i dashur për publikun, Ermal Mamaqi po shijon aktualisht suksesin e filmit "2 gisht mjaltë" i cili ka thyer rekord në historinë e kinemasë shqiptare me mbi 5 mijë bileta në vetëm 24 orë.

Disa nga aktorët e "2 gisht mjaltë" do të jenë të ftuar mbrëmjen e sotme në "Xing me Ermalin", për të zbuluar më shumë mbi filmin që po bën namin.

Në videon promo të emisionit shihet se sot do të kemi shumë të qeshura me Koço Devolen, Marjana Kondin, Bujar Asqeriun, Natasha Selan, Rezart Veleshnjan etj.

Mirëpo në fund të videos Ermali shfaqet i përlotur dhe arsyen na mbetet ta mësojmë sot në 21:40 në "Xing me Ermalin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat