“Ke të fala nga Noizy”, ja çfarë i bëjnë fansat e reperit Rihanna-s

Mediale Vip

“Ke të fala nga Noizy”, ja çfarë i bëjnë fansat e reperit Rihanna-s

Më: 3 prill 2019 Në ora: 14:32
Rihanna dhe Noizy

Ju kujtohet koha kur reperi i njohur Noizy ishte i fiksuar me këngëtaren e famshme Rihanna?

Ishte koha kur reperi nëpërmjet postimeve të ndryshme në “Instagram”, tregonte se i pëlqente shumë këngëtarja.

Madje ai i komentonte në fotot që ajo postonte në “Instagram”, duke i thirrur edhe nuse.

Por së fundmi, Noizy ka postuar në “Instastory” një video ku zbulon se Rihanna ka dëgjuar emrin e tij më në fund.

Fansat e reperit kanë filmuar këngëtaren me famë botërore në një dalje publike, teksa ajo po hipte në makinë. “Ke të fala nga Noizy Rihanna”, dëgjohen të bërtasin me të madhe djemtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat