Modeli Amber Rose ka njoftuar në rrjetet sociale se do të bëhet nënë.
Amber dhe producenti i saj i muzikës Alexander Edwards presin një djalë dhe, siç thotë nëna e ardhshme, i biri Sebastian është i lumtur që do të jetë vëllai më i madh, transmeton KosovaPress.
Ajo nuk tregoi se në cilin muaj të shtatzënisë është, por mediat spekulojnë se është në muajin e katërt.
Përndryshe, Amber ka djalin Sebastian (6) me reperin Wiz Khalifa.