Kim Kardashian zbuloi se si me të motrën kanë vjedhur në dyqanin e Diorit - Bota Sot
Kim Kardashian zbuloi se si me të motrën kanë vjedhur në dyqanin e Diorit

Mediale Vip

Kim Kardashian zbuloi se si me të motrën kanë vjedhur në dyqanin e Diorit

Më: 9 prill 2019 Në ora: 15:39
Kim dhe Khloe Kardashian

Kim Kardashian ka treguar se si adoleshente, ajo e theu ligjin me motrën e saj, Khloe Kardashian.

Bukuroshja amerikane me prejardhje armene ka treguar se si vite më parë ka vjedhur me të motrën në një dyqan të Diorit.

“Ne kemi qenë në Hawaii dhe pamë një dyqan Christian Dior, ku askush nuk ishte duke punuar. Dukej se ishim në xhungël dhe dyqani ishte i braktisur”, tha Kim duke buzëqeshur se Khloe dëshironte të kishte një palë syze Dior.

Ndonëse motrat shkelën ligjin, Kim tha vetëm se i pëlqente syzet që vodhën me të motrën.

“Syzet ishin fantastike dhe aq shumë na kanë pëlqyer sa që ende i ruajmë. Janë me të vërtetë të bukura”, tha bashkëshortja e Kanye West.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që motrat Kardashian kanë folur haptazi për të kaluarën e tyre të trazuar, ku muaj më parë zbuluan se kanë eksperimentuar me ekstazë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...