Rihanna në një film me reperin e njohur, zbulohen detajet - Bota Sot
Rihanna në një film me reperin e njohur, zbulohen detajet

Mediale Vip

Rihanna në një film me reperin e njohur, zbulohen detajet

Më: 12 prill 2019 Në ora: 08:57
Rihanna

Këngëtarja nga Barbados, Rihanna po vijon karrierën edhe si aktore ku së fundmi do ta shohim në një film.

Përvecse një super këngëtare, ajo do të jetë pjesë e filmit më të ri “Guava Island” së bashku me reperin e njohur Childish Gambino.

Gambino ka bërë të ditur me anë të një postimi se filmi do të publikohet ditën e shtunë, në datën 13 prill dhe do të mund ta shihni në ‘Amazon Prime’.

Ky film përshkruhet si një ‘thriller tropikal’ dhe skenari është shkruajtur nga vëllai i reperit, Stephen, i cili sipas ‘Vanity Fair’ është inspiruar nga filmat ‘City of God’ dhe ‘Purple Rain’.

Nga ana tjetër, Rihanna ka një stil të veçantë të muzikës dhe pëlqehet mjaft shumë nga publiku. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...