Roza Lati i ‘përvishet’ gazetarit: Hodhe baltë mbi figurën time, shihemi në gyq!

Mediale Vip

Roza Lati i ‘përvishet’ gazetarit: Hodhe baltë mbi figurën time, shihemi në gyq!

Më: 13 prill 2019 Në ora: 07:40
Roza Lati

Moderatorja Roza Lati është një personazh që kritikohet shumë nga ndjekësit, jo vetëm për zhveshjet e saj, por edhe për të ftuarit. Në mjaft raste ajo i është kthyer me të njëjtën monedhë.

Në puntatën e fundit të emisionit “Why Not”, kishte të ftuar këngëtaren Baby G. Në një pjesë të intervistës, Roza “sfidoi” artisten që të “dridhte një cigare”, veprim që ajo e bën dhe në videoklipin e saj të fundit.

Siç duket, ky veprim ka shqetësuar gazetarin dhe analistin Ilir Yzeiri, i cili i ka dedikuar një artikull, ku rendiste arsyet që dredhja e një cigareje në emision jep mesazhe të gabuara për fëmijët, ku i nxisin ata në vepra penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat