Danit i mbetet hatri: Remzie Osmani nuk më ka thirr në dasmë

Mediale Vip

Danit i mbetet hatri: Remzie Osmani nuk më ka thirr në dasmë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 16:43
Ramadan Krasniqi-Dani

Njëra ndër dasmat që bëri bujë kohëve të fundit në vendin tonë ishte dasma e djalit të këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit.

Dasma e madhe e Hamzës, djalit të Remzies ka mbledhur emra të njohur nga fusha e artit dhe të fushave tjera.

Për dallim nga shumë që shumë emra publik ishin të pranishëm në dasmën e djalit të Remzies, në këtë dasmë ka munguar këngëtari i mirënjohur, Ramadan Krasniqi-Dani.

Këtë sot e bëri të ditur vetë këngëtari në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”, i cili tregoi që Remzie Osmani nuk e ka thirrur në dasmën e djalit.

Dani tha që kjo nuk është për tu çuditur dhe nuk ia zë për të madhe sepse sipas tij, është e pamundur që të harrohet dikush, ose nuk ka mundësi që t’i thërras të gjithë.

Dani uroi martesën e djalit të Remzies si dhe martesën e vajzës së Shkurte Fejzës, Gresës dhe e falënderoi për ftesën, duke kërkuar falje që nuk ka mundur që të jetë pjesëmarrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat