Flet nusja e familjes Thaçi: Vellon ia besova një dizajneri serb - Bota Sot
Flet nusja e familjes Thaçi: Vellon ia besova një dizajneri serb

Mediale Vip

Flet nusja e familjes Thaçi: Vellon ia besova një dizajneri serb

Më: 15 prill 2019 Në ora: 19:07
Pamje nga dasma

Kosova numëron një numër të madh dizajnerësh të cilët kanë arritur që punën e tyre ta paraqesin edhe jashtë vendit.

Mirëpo gjithçka është çështje shijesh, por pa lënë anash edhe çmimet stratosferike që disa prej tyre kanë, qoftë edhe për veshjet më të thjeshta.

Kjo ka bërë që njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë, duke mos i anashkaluar edhe fytyrat e njohura publike, ta gjejnë veten të dizajnerë tjerë dhe jo ata kosovarë.

Shembull e kemi bashkëshorten e nipit të presidentit Hashim Thaçi, e cila ia ka besuar punën një dizajneri serb për vellon e dasmës së saj.

Nipi i presidentit, Kushtrimi nuk ka shumë ditë që kurorëzoj dashurinë me gruan e tij, Edona Ahmetin me ç’rast organizuan një dasmë madhështore në një nga hotelet në Prishtinë, me shumë të ftuar.

Pak ditë pas dasmës, media ka kontaktuar Edonën, dhe e ka pyetur atë në lidhje me fustanin e saj, se ku e ka dizajnuar dhe se çfarë kosto ka pasur.

Edona, tregoi se fustanin e ka qepur tek një dizajner serb pasi që ka vite që e përcjellë punën e tij në rrjetet sociale.

‘Mihailo është një dizajner serb, me famë botërore! E përcjelli prej 2013 në Instagram dhe ka qenë ëndrra ime, kur të martohem vellon me punu te ky, për shkak se jam përshtat fiks në stilin e tij meqenëse e kam pas shumë problem me dal prej vetes”, tha ajo.

Gjithashtu, nusja më e re e familjes Thaçi tregoi se çmimi nuk ka qenë i lartë në krahasim me Kosovë.

“Në pamje ta jep bindjen se çmimet i ka ekstra të larta ama jo, janë dy fustanat që unë i kam përmbyllë me një çmim shumë minimal! Në qoftë se e kisha punu në Kosovë ta siguroj se veç një vello më kish kushtu maksimumi 3.300€ (pasi kam pyet, para se me shku ne Novi Sad)”, u shpreh Edona.

Po ashtu, nusja e familjes Thaçi tregoi hapur se dizajneri i ka bërë dhe zbritje, dhe se çmimi ishte një nga arsyet kryesore që ajo zgjodhi të bashkëpunonte me të.

Kur ishte puna tek kosto totale e dasmës, ajo u tregua e matur duke u përgjigjur shkurt: ‘Çdo gjë rreth dasmës ka qenë qellim mu dok bukur me çmim të arsyeshëm!’.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...