Ishte viti 2015 kur moderatorja e njohur Rudina Magjistari u bë nënë për herë të parë, në jetë erdhi vogëlushja Mia.
Moderatorja është treguar gjithmonë diskrete përsa i përket jetës së saj private dhe foto me vogëlushen Mia publikon shumë rrallë.
Por ditën e djeshme Rudina ka folur për herë të parë për momentin kur Mia erdhi në jetë.
Teksa e ftuara Egla Harxhi tregonte për lindjen e djalit, Rudina u shpreh se ajo kur ka lindur vajzën është ndjerë shumë krenare.
“Ajo që kam ndjerë unë kur kam lindur vetë ka qenë një ndjesi triumfi e jashtëzakonshme. Ndihesha njeriu më krenar në botë pasi përfundoi e gjitha. Gjithçka harrohet dhe ti ndjen vetëm lumturi në atë moment”, është shprehur modratorja.