Djali i saj tash është vajzë: ‘I ka pasur tri vjet kur më ka thënë se nuk është djalë’

Mediale Vip

Djali i saj tash është vajzë: ‘I ka pasur tri vjet kur më ka thënë se nuk është djalë’

Më: 20 prill 2019 Në ora: 22:56
Charlize Theron

Charlize Theron së pari ka pasur një djalë enjë vajzë, por pas një nohurie dhe pranimit të saj ajo tash i ka dy vajza.

Fituesja e Oscarit ka adoptuar fëmijët Jackson e August. Jackson është djalë shtatë vjeç dhe e ka adoptuar në vitin 2012, ndërsa vajzën tri viet më vonë.

Mirëpo, fotografitë e djalit në fustan e kanë tronditur një pjesë të pyblikut.

Aktorja e njohur ka zbuluar se tash e katër vjet djalin e rrit si vajzë, dhe se i drejtohet në gjininë femërore, vetëm se këtë deri tash e ka mbajtur fshehur.

“I ka pasur tri vjet kur më ka thënë se nuk është djalë. Dhe, që atëherë e rris vajzën, të cilës më vonë i është bashkuar edhe një motër. Unë jamë nënë e dy vajzave të mrekullueshme dhe dëshiroj t’i mbroj që të lulëzojnë”, ka thënë ajo.

Aktorja, e cila si 15-vjeçare e ka parë se si nëna e saj e vret babanë e saj në vetëmbrojtje, ka thënë se nga nëna Gerga ka mësuar se duhet të jetë e siqertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat