Backstreet Boys festojnë 26 vjetorin e themelimit të grupit - Bota Sot
Backstreet Boys festojnë 26 vjetorin e themelimit të grupit

Mediale Vip

Backstreet Boys festojnë 26 vjetorin e themelimit të grupit

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:49
Backstreet Boys

"Asnjëri nga ne nuk e kishim menduar..." Sot është një ditë e veçantë për anëtarët e grupit të njohur Backstreet Boys. Kjo ditë shënon 26 vjetorin e themelimit të këtij grupi dhe anëtarët e grupit e festuan këtë përvjetor me një fotografi nga arkiva, ku shihen duke kënduar në palestrën e shkollës së mesme.

“Në këtë ditë më 1993 ne u bëmë Backstreet Boys. Nga performanca në palestrën e shkollës së mesme e drejt në turneun muzikor këtë verë, plus një album. Asnjëri nga ne nuk e kishim menduar se çka do të ndodhte pas 26 vjetësh. Faleminderit shumë të gjithëve edhe shumë vite të tjera“, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Backstreet Boys është njëri nga grupet që kanë incizimet më të shitura të të gjitha kohërave, duke numëruar kështu më shumë se 130 milionë incizime të shitura në të gjithë botën. 

Grupi gjithashtu ka qenë të nominuar shtatë herë në “Grammy Awards” si dhe me albumin e tyre të fundit, “DNA”, kanë arritur të zënë vendin e parë në tabelën e “US Billboard 200 Chart”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...