Një vit të divorcuar por gëzojnë marrëdhënie fantastike! Zbulohet sekreti i aktorëve - Bota Sot
Një vit të divorcuar por gëzojnë marrëdhënie fantastike! Zbulohet sekreti i aktorëve

Mediale Vip

Një vit të divorcuar por gëzojnë marrëdhënie fantastike! Zbulohet sekreti i aktorëve

Më: 25 prill 2019 Në ora: 13:59
Ben Affleck dhe Jennifer Garner

Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë zyrtarisht të divorcuar, por aktorët e famshëm hollivudian po ia dalin mbanë më së miri që fëmijët të mos e përjetojnë keq.

Sipas burimeve, marrëdhënia e tyre është forcuar edhe më shumë. Pas ndarjes, Jennifer dhe Ben janë parë të kalojnë më shumë kohë se më parë me fëmijët. Një familjar i yjeve ka zbuluar për mediat sekretin e marrëdhënies fantastike mes Ben dhe Jenn.

"Prioritet për Ben dhe Jennifer janë fëmijët. Edhe përse janë ndarë, ata përpiqen që fëmijët të mos e përjetojnë keq, ndaj dalin shpesh si një familje. Pas kaq shumë vitesh bashkë, Jennifer dhe Ben kanë kuptuar që nuk është e nevojshme të jenë të martuar për të qenë prindër të mirë. E rëndësishme është që vajzat dhe djali t`i shohin prindërit e lumtur, qofshin bashkë apo jo”, tha burimi.

Përmendim se jo shumë kohë pas ndarjes, aktorët nisën njohje të reja. Ishte Ben ai që u shfaq i pari në publik me Lindsayn, një producente amerikane. Ndërsa disa muaj më parë, Jenn nisi lidhjen me një biznesmen të divorcuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...