Për këtë ishte e turpëruar Blake në fillim të karrierës - Bota Sot
Për këtë ishte e turpëruar Blake në fillim të karrierës

Mediale Vip

Për këtë ishte e turpëruar Blake në fillim të karrierës

Më: 25 prill 2019 Në ora: 17:45
Blake Lively

Blake Lively ishte aq e turpëruar për faktin se kishte veshur fustanet e markës Forever 21 nëpër tapetet e kuqe në fillim te karrierës së saj, sa filloi që të gënjente dhe t’i quante “Vintage”.

Në një bisedë me Sydney Sweeney të Handmaid’s Tale, Blake tha: “Kam veshur rroba të Forever 21më gjatë se sa e kam pranuar. Fillova të them se janë rroba të shtrenjta sepse isha shumë e turpëruar”, tha ajo duke qeshur.

“Për mua, moda është një formë e vetë-shprehjes. Po ashtu më nxjerr jashtë zonës sime të komfortit. Njëra prej arsyeve se pse jam aktore është se zakonisht jam shumë e turpshme, kështu që është çliruese të vishesh si dikush tjetër dhe të pretendosh se je dikush tjetër”, sqaroi aktorja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...