Ajo spikati prej pamjes së saj por edhe si një moderatore e lirshme, te ‘Top Fest’, ‘Gjeniu i vogël’, ‘Top of The Top’, ‘Maratona e këngës popullore’, mirëpo prej kohësh i mungon ekranit.
Bukuroshja Klea Huta ka lajmëruar se shumë shpejtë do të rikthehet në ekran.
Gjithçka e ka zbuluar me anë të një fotografie, ku përcjell edhe mesazhin për ndjekësit e saj.
“Sa më ka marrë malli për ju publiku im, shumë shpejt do shihemi bashkë”, shkruan moderatorja e njohur, pa zbuluar më shumë mbi projektet.
Klea njihet edhe si këngëtare për shkak të pjesëmarrjes në Kënga Magjike, por edhe prej videoklipit të saj të parë me titull ‘Bla Bla bla’.