Këngëtarja e njohur thyen rekord me këngën e re, merr 10 milionë klikime për 2 orë

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur thyen rekord me këngën e re, merr 10 milionë klikime për 2 orë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 15:13
Taylor Swift

Para dy ditësh, këngëtarja e njohur Taylor Swift publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “Me!” që rezultoi një sukses i madh.

Aktualisht kënga numëron më shumë se 67 milionë klikime, por hyri në histori që në orët e para të publikimit.

Për herë të parë në YouTube, një video merr më shumë se 10 milionë klikime në vetëm dy orë.

Fabula e këngës është në lidhje me partnerin e këngëtares, i cili “nuk do të gjejë tjetër si ajo”.

“Është një këngë për përqafimin e individualitetit dhe zotërimin e saj”, ka thënë Swift.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat